Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
 Kurti s’pranoi të firmoste deklaratën e përbashkët meqë nuk shkruhej “Republika e Kosovës”, thotë mediumi serb

Kurti s’pranoi të firmoste deklaratën e përbashkët meqë nuk shkruhej “Republika e Kosovës”, thotë mediumi serb

Aktuale June 10, 2021 - 17:55

Duket se Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ka përfunduar sot pa një deklaratë të përbashkët.

Kështu sipas raportimeve të mediumit serb Tanjug, ku thotë se deklarata nuk u miratua meqë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi në momentin e fundit, që në dokument të shkruhej ‘’Republika e Kosovës’’, përcjell klankosova.

Ndërsa thirret në burime të saj, Tanjug tutje thotë se ajo deklaratë është harmonizuar për ditë me radhë, por miratimi i saj u braktis sot.

Ndërkohë Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha sot se Samiti i Ballkanit Perëndimor ishte më i vështirë nga sa priste dhe se më shumë arsye u transferuan në fushën e politikës sesa diskutuan tema ekonomike.