Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Nuk u gjet asnjë kardiolog në punë, shkarkohet drejtori i Klinikës së Kardiologjisë

Nuk u gjet asnjë kardiolog në punë, shkarkohet drejtori i Klinikës së Kardiologjisë

Aktuale June 10, 2021 - 11:07

Imri Jashari është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.

Komisioni Disiplinor ka marrë sot vendim për shkarkimin e tij.

Lajmin për shkarkimin e Jasharit e ka konfirmuar për Expressin kryetari i këtij Komisioni, Florim Zejnullahu.

Ai ka thënë se Jashari ka të drejtë ankese për vendimin e marrë.

Ndërsa, vendimi për shkarkimin e tij është bazuar në raportin e Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datën 25 maj të këtij viti, në orën 12:00, nuk është gjetur asnjë kardiolog në Njësinë Koronare në shërbim të pacientëve.