Dasma me 150 deri 200 persona, por jo më shumë se 4 persona në tavolinë

Dasma me 150 deri 200 persona, por jo më shumë se 4 persona në tavolinë

Aktuale May 26, 2021 - 19:35

Në Kosovë pritet të merret vendimi që nga 15 qershori të lejohet organizimi i ahengjeve dhe dasmave.

Numri i ulët i të infektuarve nga COVID-19, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të rishqyrtojë masat aktuale, duke lejuar që pas më shumë se një viti të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve tjera, shkruan Zeri.info.

Në një takim që Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kanë pasur sot me ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia është dhënë se nga 15 qershori do të lejohen dasmat, por ato do të organizohen në bazë të një manuali që do të punohet deri më ketë datë.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka thënë për media sot se në dasma pritet të lejohen 150 deri në 200 persona, ndërsa ka shtuar se janë dakorduar që në çdo tavolinë të mos ketë më shumë se 4 persona, transmeton Zeri.info.

“Ekziston mundësia që ti përmbahemi këtij manuali që është tani, për shembull në hapësira jemi dakordu që të ketë, në çdo tavolina 4 veta, pra distanca të jetë 2 metra e gjysmë, kështu që i bjen që në 250 metra katrorë, të jenë 100 persona. Tash me i leju dasmat, nuk ka më dasma me 500, 600 veta, maksimumi do të jenë 150-200. Nuk ka më dasma masovike, ne duhet ti përmbahemi udhëzimeve”, tha Sogojeva.

Po ashtu përveç dasmave, pritet të hapen edhe pishina dhe klubet e natës. /Zëri