Gjilani për herë të parë pas 14 muajve pa asnjë pacient me COVID-19 në Intensivë
Foto: Komuna e Gjilanit/Facebook

Gjilani për herë të parë pas 14 muajve pa asnjë pacient me COVID-19 në Intensivë

Aktuale May 17, 2021 - 22:15

Pas 14 muajve të ballafaqimit me COVID-19, në Gjilan asnjë pacient nuk është i shtrirë në Mjekim Intensiv, në Spitalin e Përgjithshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

“Lajm shumë i mirë. Pas 14 muajve nga rasti i parë pozitiv me COVID-19, për herë të parë nuk e kemi asnjë pacient të shtrirë në Mjekim Intensiv në Spitalin e Gjilanit. Ndërkohë, që 14 pacientë që po trajtohen janë në gjendje stabile”, ka njoftuar Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë me kujdes në respektim të masave “për një Gjilan pa COVID”./Zëri