Lajçaku takohet me Vuçiqin, flasin për zhvillimet e fundit në dialog

Lajçaku takohet me Vuçiqin, flasin për zhvillimet e fundit në dialog

Aktuale May 17, 2021 - 21:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot pati takim me ndërmjetësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kështu ka bërë të ditur Vuçiqi, i cili pas këtij takimi tha se dëshiron paqe dhe stabilitet në rajon, ndërsa theksoi se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut.

“Duam të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun. Bisedë e mirë sonte me Miroslav Lajçakun”, deklaroi Vuçiqi përmes një postimi në Twitter.

Deklaratë pas këtij takimi pati edhe Lajçaku ku tha se kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në dialog dhe vizitën e tij në NATO dhe Çeki.

“Vlerësova mundësinë që të diskutoja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për zhvillimet e fundit në dialog dhe marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe dy vizitat e fundit në NATO dhe Republikën Çeke sot”, deklaroi Lajçaku përmes Twitterit.

Kujtojmë se nesër në Bruksel do të zhvillohet një darkë jozyrtare, e thirrur nga kryediplomati i BE-së, Josep Borrell. Aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që shënon kështu zyrtarisht edhe takimin e parë me Vuçiqin. /Zëri