Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Çanak: Në shkurt të vitit 2008 kërkova që ushtria serbe të futej me tanke në Kosovë
Foto: N1info

Çanak: Në shkurt të vitit 2008 kërkova që ushtria serbe të futej me tanke në Kosovë

Aktuale May 16, 2021 - 19:56

Politikani opozitar serb, lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka zbuluar së fundmi se në shkurt të vitit 2008 kishte propozuar që ushtria serbe të hynte në territorin e Kosovës dhe të “arrestonte separatistët shqiptarë në Prishtinë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”.

Çanak foli për këtë ngjarje të pazakontë dhe propozimin, i cili ishte i parëndomtë për këtë politikan, në programin e mëngjesit në TV Happy.

Lideri i socialdemokratëve të Vojvodinës, për këtë ngjarje dhe propozim të pazakontë për profilin e tij politik, ka folur në një emision në “TV Happy”.

Çanak thotë se gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishte i vetmi në Kuvend që kërkoi që të respektohet Kushtetuta e Serbisë, transmeton Telegrafi.

“A shkruan në Kushtetutë se ajo [Kosova] është pjesë e territorit të Serbisë? Pastaj atëherë kërkova: “Ndezni tanket, shkojmë në Kosovë! Shkojmë ta arrestojmë bandën separatiste në Prishtinë!”, thotë Çanak.

Ai ka deklaruar se atëherë, koalicioni qeverisës, pjesë e të cilit ishte edhe vetë, kurse shtylla kurrizore e shumicës ishte Partia Demokratike, iu përgjigj duke e quajtur aventurier.

“Pra, si mund të jem tradhtar tani kur atëherë kërkova të bëhet ajo që ishte obligative sipas Kushtetutës?”, ka pyetur Çanak.

Ai ka thënë se kurrë nuk ishte për luftë sepse e dinte shumë mirë që Serbia vetëm mund të humbte jetën e qytetarëve të saj kot, ndërsa struktura të caktuara do të përfitonin, siç ishte rasti, siç shprehet ai, edhe gjatë viteve të ’90-ta.