Bien raketa pranë Ambasadës Shqiptare në Izrael

Bien raketa pranë Ambasadës Shqiptare në Izrael

Aktuale May 15, 2021 - 15:32

Ambasada e Shqipërisë në Izrael, me anë të një deklarate njofton se ditën e sotme më 15 maj, pranë zyrave të saj ka pasur goditje të shumta me raketa.

Më herët ishte Ambasada Austriake, ajo që njoftoi për një goditje me raketë, shumë pranë godinës së tyre.

Ambasada Shqiptare atje me anë të një statusi në median sociale Twitter, bën me dije shqetësimin nga “sulmet pa kriter të Hamasit në Izrael”.

“Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruhet në reagimin zyrtar të ambasadës.

Konflikti izraelito-palestinez është një nga konfliktet më të zgjatura në historinë e njerëzimit.