MSH-ja del me një njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

MSH-ja del me një njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

Aktuale May 15, 2021 - 15:25

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi kundër COVID-19 është duke vijuar në nivel vendi sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, ndërsa janë duke u vaksinuar qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare.

Sipas MSH-së, vaksinimi në sallën “1 tetori” në Prishtinë është duke u bërë sipas termineve të caktuara për personat e kësaj grup-moshe që kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, ndërsa në komuna, sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova. (https://ekosova.rks-gov.net)

“Vaksinimi sipas kësaj mënyre do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa në qendrat e vaksinimit duhet të shkojnë vetëm qytetarët e kontaktuar nga Ministria dhe QKMF-të”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Zëri

Më poshtë video udhëzuesit si të aplikohet për regjistrim në e-kosova dhe sit ë aplikohet për vaksinim kundër COVID-19:

 

 

https://ekosova.rks-gov.net/Home/Index