291 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në krejt spitalet

291 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në krejt spitalet

Aktuale May 15, 2021 - 14:27

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet rajonale aktualisht janë duke u trajtuar 291 pacientë.

Nga raporti ditor i SHSKUK-së thuhet se 184 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 17 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, nga ky raport bëhet e ditur se 217 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. /Zëri

Raporti i plotë:

Në QKUK janë të shtrirë 152 pacientë

8 prej tyre në gjendje të rënduar

93të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

127 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 59 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 16 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 139 pacientë

9 në gjendje të rënduar

91 të konfirmuar pozitivë

90 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 33 pacientë

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 34 pacientë

Spitali i Gjilanit, 25 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë