Deputetja e LVV-së: Sot nuk ka tollovi te salla “1 Tetori”

Deputetja e LVV-së: Sot nuk ka tollovi te salla “1 Tetori”

Aktuale May 15, 2021 - 14:02

Sot nuk ka pasur tollovi te salla “1 Tetori” ku edhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve.

Rreth kësaj çështje përmes një postimi në Facebook ka reaguar edhe deputetja e LVV-së Fatmire Kollçaku.

Ajo ka thënë se problemi në fjalë është zgjidhur në kohë rekorde.

“Adresimi i problemit dhe zgjidhja e tij në kohë rekorde, kjo pra është Qeveria Kurti!”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, për dallim nga dje, sot procesi i vaksinimit po vazhdon në sallën “1 Tetori”, pa asnjë tollovi të krijuar nga qytetarët./Zëri