Jakup Krasniqi i dërgon letër urimi gruas së tij për ditëlindje

Jakup Krasniqi i dërgon letër urimi gruas së tij për ditëlindje

Aktuale May 15, 2021 - 13:26

Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit ka uruar nënën e saj për ditëlindje.

E njëjta ka publikuar edhe urimin e Jakup Krasniqit ku ky i fundit e uroi gruan e tij për ditëlindje.

“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri. Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy! Jakup Krasniqi15 Maj, 2021”, ka shkruar Krasniqi.

Theksojmë se aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas së Drejtës Ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./Zëri