Grenell: Pse Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk po i dënojnë sulmet me raketa të Hamasit

Grenell: Pse Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk po i dënojnë sulmet me raketa të Hamasit

Aktuale May 15, 2021 - 13:03

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur për mosreagimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe kryeministri Albin Kurti për sulmet e Hamasait në Izrael.

Për këtë, Grenell ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?”, ka shkruar Grenell./Zëri

Theksojmë se dhuna në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e gjashtë. Aeroplanët luftarakë të Izraelit sërish kanë sulmuar militantët e Hamasit në Gazë, kurse ata u janë kundërpërgjigjur duke shkrepur raketa në drejtim të Izraelit./Zëri