Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Mbi dy mijë e 100 persona të vaksinuar kundër COVID-19 deri në orën 12:00 në vend

Mbi dy mijë e 100 persona të vaksinuar kundër COVID-19 deri në orën 12:00 në vend

Aktuale May 15, 2021 - 12:49

Vaksinimi kundër COVID-19 po vazhdon edhe sot në të gjithë vendin.

Normalisht për dallim nga dje që pati shumë tollovi vaksinimi po zhvillohet edhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, njofton Klan Kosova

Gjatë të shtunës janë duke u vaksinuar të moshuarit mbi 65 vjeç të cilët kanë aplikuar paraprakisht dhe të cilët janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri në ora 12:00 në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 165 persona mbi 65 vjeç ndërsa në të gjithë vendin deri në orën 12:00 janë vaksinuar 2 mijë 103 persona.