Të moshuarit presin në radhë për t’u vaksinuar në Ferizaj

Të moshuarit presin në radhë për t’u vaksinuar në Ferizaj

Aktuale May 15, 2021 - 12:17

Komuna e Ferizajt edhe sot po vazhdon me vaksinimin kundër COVID-19 të qytetarëve mbi 65 vjeç.

KlanKosova.tv ka siguruar pamje teksa procesi i vaksinimit po shkon sipas rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Gëzim Kokollari, mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ku shiheshin qytetarë të shumtë që nuk mbanin distancë mes vete, njofton Klan Kosova

“Po ndihet era e shtetit edhe në Ferizaj. Vakcina me “erë shteti”, ka shkruar Kokollari.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare nr.1, Nadire Ymeri për KlanKosova.tv tha se fotografia e Kokollarit mund të jetë bërë para fillimit të vaksinimit teksa tha se tani gjithçka po shkon sipas rregullave.

“Ajo fotografi mund të jetë bërë para se të fillojë vaksinimi edhe pse qytetarët janë kontaktuar dje për vaksinim”.

“Ka ardhur Policia e Kosovës dhe sigurimi i QKMF-së dhe janë duke mbajtur rendin edhe distancën mes personave që janë thirre për vaksinim”, tha Ymeri.

Ymeri mes tjerash tregoi se gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar kundër COVID-19 rreth 500 persona mbi 65 vjeç.