Çitaku kërkon që sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut të dënohen nga Republika e Kosovës

Çitaku kërkon që sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut të dënohen nga Republika e Kosovës

Aktuale May 14, 2021 - 22:41

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë se Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terroriste të cilat synojnë të zhdukin Izraelin.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të dënojnë sulmet e sponsorizuara nga organizatat terroriste Hamas dhe Hezbollah që po rrjedhin si pasojë e konfliktit izraelito-palestinez.

Sipas saj, Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e këtyre organizatave terroriste.

“Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terrorise. Synimi i tyre është zhdukja e Izraelit. Civil të pafajshëm, Izraelit dhe Palestinez, po vdesin si pasojë e luftimeve. Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste. Sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponzorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës”, ka shkruar ajo./Zëri

Postimi i plotë i saj:

Thënë të drejtën, ua kam lakmi atyre të cilët me kompetencë deklarohen për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Kam vizituar disa herë zyrtarisht Tel Avivin, Jerusalemin, Ramallahun etj.

Jam takuar zyrtarisht shumë herë me përfaqësues të lartë të Izraelit, si dhe me përfaqësues Palestinez (përfshirë Arafatin).

Konfliktin në Lindje të Mesme, e veçanërisht atë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, nuk e përcjelli në Facebook & Twitter.

E përcjelli pak më thellë. Nuk jam tifoze.

Megjithatë, nuk i jap vetes të drejtë të deklarohem me kompetencë për këtë çështje!

Tash, pa interpretime, këto janë faktet:

1) Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terrorise. Synimi i tyre është zhdukja e Izraelit.

2) Civil të pafajshëm, Izraelit dhe Palestinez, po vdesin si pasojë e luftimeve.

Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.

Sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponzorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës.