Vitia shkarkon kryeinspektoren shëndetësore dhe kryeshefin e APP-së

Vitia shkarkon kryeinspektoren shëndetësore dhe kryeshefin e APP-së

Aktuale May 14, 2021 - 14:06

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkarkuar nga pozita kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor Nora Krasniqin, si dhe kryeshefin e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale Ardian Rugovën.

Krasniqi dhe Rugova kanë mbajtur këto pozita në cilësinë e ushtruesit të detyrës.

Ndërsa, në vend të Krasniqit në krye të Inspektoratit Shëndetësor është emëruar Shaban Osmanaj, i cili deri më tani ka mbajtur pozitën e u.d. të kryeinspektorit farmaceutik.

Kujtojmë se për pozitën e kryeinspektorit shëndetësor ishte hapur konkurs i brendshëm në janar të këtij viti, në kohën kur MSH-ja udhëhiqej nga ish-ministri Armend Zemaj. Osmanaj ishte një nga pretenduesit në këtë konkurs.

Ndryshe, ai njihet edhe si person i afërt me LDK-në, si dhe ish-ministrin Zemaj, të cilit i thurte lavde edhe në rrjetet sociale. /RTK