Zemaj kërkon nga SHBA-ja, vendet e BE-së dhe UNICEF-i të ndihmojnë Kosovën për menaxhimin e pandemisë
Foto: Laura Hasani

Zemaj kërkon nga SHBA-ja, vendet e BE-së dhe UNICEF-i të ndihmojnë Kosovën për menaxhimin e pandemisë

Aktuale May 14, 2021 - 13:08

Pas tollovisë së krijuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj u ka bërë ftesë partnerëve ndërkombëtar që të ndihmojnë Kosovën në menaxhimin e pandemisë.

Zemaj, në një konferencë për media, ka kërkuar nga SHBA-ja, vendet e BE-se në dhe UNICEF-i që të intervenojnë që situata pandemike në Kosovë të kthehet nën kontroll.

“Në këtë rast si Lidhje Demokratike e Kosovës u bëj ftesë edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që punuam bashkërisht në menaxhimin e situatës pandemike, Shtetet e Bashkuara, vendeve të BE-së, Zyrës së BE-së në Kosovë, UNICEF-it që të intervenojnë dhe të theksojnë që situata të kthehet në kontroll, përndryshe këto pamje dhe këta prindër tanë që sot janë drejtuar drejt vdekjes është tmerruese, që të shihen në ditët në vijim”, ka thënë Zemaj.

Ai po ashtu kërkoi edhe nga organet hetimore të trajtojnë këto situata me seriozitet.

“Ftoj edhe organet hetimore që të trajtojnë këto situata me seriozitet. Qeveria e Kosovës në vend që të ketë top-prioritet shëndetin dhe menaxhimin e pandemisë, ka treguar se nuk ka as ndjesinë humane për trajtimin e rasteve të infeksioneve, vdekjeve ose edhe shërimit të pacientëve tanë anembanë Kosovës”, tha Zemaj gjatë konferencës për media. /Zëri