32 pacientë me COVID-19 në oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës

32 pacientë me COVID-19 në oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës

Aktuale May 12, 2021 - 10:26

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 41 pacientë me COVID-19.

Nga Spitali kanë njoftuar se 32 pacientë me koronavirus janë në oksigjenoterapi, një në CPAP dhe nëntë në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 pacientë. /Zëri