Kërcënohet Ramiz Lladrovci

Kërcënohet Ramiz Lladrovci

Aktuale May 12, 2021 - 10:23

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është kërcënuar të hënën.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar vetë Lladrovci, i cili ka potencuar se rastin e ka paraqitur në Polici, e cila po merret me rastin.

Ai tha se nuk është hera e parë që po merr kërcënime, teksa theksoi se vetëm kërcënimet më serioze i raporton në Polici.

“Unë e kam paraqitur rastin në Polici, kam pasur kërcënim pardje dhe rasti është në hetim. Unë marr kërcënime të shpeshta, por i denoncoj vetëm ato që i konsideroj se janë më serioze”, tha Lladrovci për “Zërin”.