Në Kosovë mbërritën edhe 38.400 vaksina anti-COVID

Në Kosovë mbërritën edhe 38.400 vaksina anti-COVID

Aktuale May 12, 2021 - 09:52

Kanë arritur edhe 38.400 doza të vaksinës anti-COVID në Kosovë, raporton Zeri.info.

Kështu konfirmoi UNICEF-i përmes një postimi në Twitter.

“Sot ne bëmë një hap tjetër të rëndësishëm në lidhje me vaksinat. Këto janë vaksinat shtesë prej 38.400 dozash COVID-19, të cilat sapo mbërritën në Kosovë përmes aleancës COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Shpërndarjes dhe Vaksinimit të MSH-së dhe IKSHPK-së”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.

Ky është kontingjenti i tretë i ardhur në vend, derisa vaksinat janë në kuadër të aleancës COVAX. /Zëri

Image

Image