Gjermania konfirmon përkrahjen për Kosovën në fushën e arsimit

Gjermania konfirmon përkrahjen për Kosovën në fushën e arsimit

Aktuale May 12, 2021 - 09:23

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Nagavci ka thënë se gjatë këtij takimi me ambasadorin Rohde kanë diskutuar për gjendjen në arsim, ku ky i fundit është zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të shumta.

“Edhe Gjermania do ta vazhdojë përkrahjen në fushën e arsimit. Gjendja në arsim dhe vazhdimi i bashkëpunimit me shtetin gjerman, me theks të veçantë në fushën e arsimit profesional, ishin tema të diskutimit gjatë një takimi që realizova me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. Ambasadori është zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të shumta. Biseduam për sukseset e të rinjve tanë në mësim të gjuhës gjermane, për programet e këmbimit të studentëve të Kosovës në Gjermani, për projektet e reja që përkrahen nga GIZ-i, për modelet gjermane, austriake e zvicerane për zhvillimin e arsimit profesional në Kosovë, për bashkëpunim me sektorin privat dhe bizneset për realizimin e arsimit profesional dhe dual dhe të tjera tema me interes për zhvillimin e arsimit në Kosovë”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo po ashtu është shprehur mirënjohëse për mbështetjen që shteti gjerman ka dhënë për Kosovën gjatë dekadave. /Zëri