Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Bajrami: Publikimi i listës së bizneseve përfituese nga ministri Murati prodhoi vetëm urrejtje

Bajrami: Publikimi i listës së bizneseve përfituese nga ministri Murati prodhoi vetëm urrejtje

Aktuale May 12, 2021 - 08:30

Ish-ministrja e Financave ne qeverinë “Hoti”, Hykmete Bajrami, ka komentuar Pakon e rimëkëmbjes ekonomike të qeverisë “Hoti”, si dhe listën e publikuar nga ministri Hekuran Murati.

“Ne mendojmë se një nga masat më të mira ka qenë shpërndarja e 60-milionëshit, ka qenë masë pa aplikim, janë pikërisht po të njëjtat kritere që i ka zbatuar qeveria ‘Kurti 1’, ministri i Financave nga LVV-ja, në kohën e qeverisjes ‘Kurti 1’ dhe në implementimin e Pakos fiskale emergjente në vendimin e Qeverisë ka shkruar kështu të subvencionohen një pagë minimale, një muaj për punëtoret, një muaj për punëdhënësit, për të gjitha bizneset që janë prekur direkt ose indirekt nga pandemia”, tha Bajrami.

Tutje, Bajrami ka thënë se 60-milionëshi u është referuar dëmeve, të cilat bizneset i kanë pasur gjatë kohës kur kishte mbyllje totale dhe lista që u publikua nga ministri Hekuran Murati prodhoi vetëm urrejtje ndaj sektorit privat.

“Lista që u publikua nga ministri Hekuran Murati nuk prodhoi kurrgjë, por vetëm urrejtje ndaj sektorit privat, që mund ta them që është më meritori në këtë vend. Shtesat ne i kemi shtuar, i ka ra që pensioni aktual është ul, njerëzit i kanë marrë 120 euro, tani marrin 100 euro. Shtesat për pandemi merren çdo 3 muaj, pasi s’mund të parashikohen rrethanat për shkak pandemisë. Ajo që është e mirë është që duhet të mbahen premtimet”, tha ajo ndër të tjera në Kanal10.