Moti sot, rënie e temperaturave

Moti sot, rënie e temperaturave

Aktuale May 12, 2021 - 08:14

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot dhe nesër do të ketë ndryshim të motit.

Sipas IHMK-së, ky ndryshim do të vijë si rezultat i vranësirave të dendura, të cilat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

IMHK-ja po ashtu bën të ditur se nuk do të mungojnë intervalet me diell.

“Sa u përket vlerave të temperaturave maksimale, ato do të shënojnë rënie. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim. /Zëri