Filloi vaksinimi i personave mbi 65 vjeç

Filloi vaksinimi i personave mbi 65 vjeç

Aktuale May 12, 2021 - 08:11

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot fillon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç.

Përmes një njoftimi për media, MSH-ja ka bërë të ditur se fillimisht do të vaksinohen personat nga komunat e rajonit të Prishtinës.

“Nga sot, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e rajonit të Prishtinës, për të vazhduar me komunat e tjera, pastaj sipas orarit të bashkëlidhur”, thuhet në njoftim.

Orari i vaksinimit kundër COVID-19:

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30) • Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-Kosova) rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani (salla “1 Tetori”, Prishtinë).

E premte, 14 maj: (08:00-19:30) • Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-Kosova) Prishtina (salla “1Tetori”, Prishtinë). Të gjitha komunat: Në QKMF.

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30) • Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-Kosova) Prishtina (salla “1Tetori”, Prishtinë). Të gjitha komunat: Në QKMF.