Mbi 6 mijë raste aktive me koronavirus në vend

Mbi 6 mijë raste aktive me koronavirus në vend

Aktuale May 12, 2021 - 08:05

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 49 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 1494 mostra të testuara.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe tri raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102. /Zëri