Dy mjekë procedohen penalisht për vdekjen tragjike të tre pjesëtarëve të familjes nga Gjilani

Dy mjekë procedohen penalisht për vdekjen tragjike të tre pjesëtarëve të familjes nga Gjilani

Aktuale May 09, 2021 - 00:00

Policia e Durrësit informon se kanë proceduar penalisht 2 mjekë lidhur me ngjarjen tragjike të humbjes së jetës së tre pjesëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës.

Nga hetimet paraprake  dyshohet se këta shtetas  kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", shtetasit Sh. B., 54 vjeç  dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët nga hetimet paraprake  dyshohet se këta shtetas  kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar," informon policia e Durrësit, shkruan Ora News.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.