SHBA-ja krenare që po bashkëpunon me FSK-në në misione paqeruajtëse

SHBA-ja krenare që po bashkëpunon me FSK-në në misione paqeruajtëse

Aktuale May 08, 2021 - 22:40

Ushtria e Kosovës (FSK) po merr pjesë në misionin e saj të parë paqeruajtës ndërkombëtar së bashku me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në Kuvajt.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që i janë bashkangjitur FSK-së në këtë mision.

Në një postim në Twitter, ata janë shprehur se gjatë këtij misioni ata do të përfitojnë përvojë të mekanikës dhe logjistikës duke punuar së bashku me ushtrinë e SHBA-së.

“Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krenar që i bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovs në misionin e parë të tyre në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët e Kosovës do të përfitojnë përvojë të mekanikës dhe logjistikës së vërtetë duke punuar me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në postimin e DM-së në Twitter.

Me këtë rast, edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se ky është një demonstrim i gatishmërisë së Kosovës që të përfshijë përgjegjësitë përtej kufijve të saj.

"Misioni i përbashkët i FSK-së dhe i Ushtrisë Amerikane në Kuvajt është një moment historik-jo vetëm për mbrojtjen e vetë Kosovës, por edhe si një demonstrim i gatishmërisë së Kosovës që të marrë përgjegjësitë përtej kufijve të vet që kontribuojnë në sigurinë rajonle dhe botërore”, është shprehur Kosnetti. /Zëri