Mbi 11 mijë të vaksinuar sot në Shqipëri, gati 600 mijë në total

Mbi 11 mijë të vaksinuar sot në Shqipëri, gati 600 mijë në total

Aktuale May 08, 2021 - 21:21

596.766 është numri total i vaksinimeve të kryera në vend që prej fillimisht të fushatës.

Vetëm 24 orët e fundit janë kryer 11.073. Lajmin e ka dhënë sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rastet e reja me COVID në vendin tonë kanë ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit nga 4516 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 89 qytetarë, shkruan A2.

Ndërkohë që betejën me sëmundjen nuk kanë arritur që ta fitojnë 3 qytetarë: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.