Osmani: Krenare me ushtarët tanë që po e lartësojnë flamurin e Kosovës në Kuvajt

Osmani: Krenare me ushtarët tanë që po e lartësojnë flamurin e Kosovës në Kuvajt

Aktuale May 08, 2021 - 20:37

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur krenare me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e tyre të parë ndërkombëtar në Kuvajt.

Osmani ka thënë se Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqeruajtëse në botë.

“Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqëruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falenderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Ioëas”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook. /Zëri