Qytetarja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur, i kthehet pronares

Qytetarja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur, i kthehet pronares

Aktuale May 08, 2021 - 19:36

Një qytetare nga Ferizaj ka dorëzuar në polici një portofol të cilin e kishte gjetur dje në afërsi të një shkolle filllore.

Sipas njoftimit të Policisë, pas procedurave të verifikimit, pronares i janë kthyer shuma e humbur e parave prej 213 eurosh, letërnjoftimi dhe një dokument tjetër.

“Me datën 07.05.2021 rreth orës 22:00, një qytetare e Ferizajt (F/SH/K), F.R 34 vjeçe, në afërsi të shkollës fillore, e mesme e ulët ‘’Gjon Serreqi’’ në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe një dokumente të humbura. Portofoli i përkiste një (F/SH/K), E.G 28 vjeçe. Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares i kthehen paratë (213 euro, letërnjoftimi i RKS-së dhe një dokument tjetër)", ka thënë policia.

Me këtë rast, drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren F.R, për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë. /Zëri