Kurti krenar për misionin e parë ndërkombëtar të FSK-së bashkë me ushtrinë amerikane

Kurti krenar për misionin e parë ndërkombëtar të FSK-së bashkë me ushtrinë amerikane

Aktuale May 08, 2021 - 19:07

Kryeministri Albin Kurti është shprehur krenar për pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e saj të parë ndërkombëtar së bashku me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.  

Kurti ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm përpara.  

“Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në misionin e saj të parë ndërkombëtar me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Është një hap i rëndësishëm përpara. Pas shume viteve të mësimit dhe trajnimit, ne tani jemi gati të japim përgjigje dhe të kontribuojmë në paqen dhe sigurinë globale. Një moment krenarie. Më të fortë së bashku”, ka shkruar ai në Twitter.  

Edhe Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë uruar me këtë rast.

 "Bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës me U.S. Army në Kuvajt, do të ndihmojë të forcojë aftësinë tonë për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët tanë amerikanë. Kosova po kontribuon për Paqen dhe Sigurinë ndërkombëtare", ka thënë MM-ja. /Zëri