Njoftim për qytetarët që udhëtojnë nga Gjermania për në Kosovë

Njoftim për qytetarët që udhëtojnë nga Gjermania për në Kosovë

Aktuale May 08, 2021 - 18:27

Gjermania ka marrë vendim që të lehtësojë masat kundër koronavirusit, përcjell Zeri.info.

Ky lehtësim i masave vlen për ata qytetarë të cilët tashmë e kanë kaluar virusin dhe janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Gjermani bëhet e ditur se këto masa vlejnë edhe për udhëtarët që udhëtojnë për në Kosovë, përkatësisht ata që mund të dëshmojnë se janë vaksinuar dy herë apo që e kanë kaluar virusin dhe mund të paraqesin provat e vaksinimit.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se masat nuk vlejnë nëse udhëtarët qëndrojnë apo udhëtojnë në rajonet ku janë shfaqur variante të reja të virusit COVID-19.

Më poshtë gjeni fotografinë me të gjitha masat e marra nga qeveria e Gjermanisë.

Image