Kurti kujton Luan Haradinajn në 24-vjetorin e rënies së tij

Kurti kujton Luan Haradinajn në 24-vjetorin e rënies së tij

Aktuale May 06, 2021 - 21:23

Kryeministri i Kosovës ka kujtuar dëshmorin Luan Haradinaj në 24-vjetorin e rënies së tij.

Ai thotë se Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë.

Kryeministri thekson se Haradinaj kishte dashuri të dyfishtë për atdheun.

“Në 24 vjetorin e Luanit. Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë. Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë”, thotë Kurti.

Ai tha se UÇK-ja ishte një ushtri që la prapa aq shumë dëshmorë që ranë duke bartur armatim për luftëtarë tjerë të cilët po ashtu ranë dëshmorë.

“Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë", theksoi kryeministri Kurti. /Zëri