Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Rama: Shqipëria nuk është gati për integrim në BE, s’kuptoj pse shtyhen negociatat

Rama: Shqipëria nuk është gati për integrim në BE, s’kuptoj pse shtyhen negociatat

Aktuale May 06, 2021 - 19:13

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në konferencën e vjetore në “State of the Union”, në Firence të Italisë, foli mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në fjalën e tij Rama tha se Shqipëria nuk është gati tij në këto momente nuk është gati për anëtarësim në BE, teksa me ironi ka thënë se nuk e kupton se përse po shtyhen negociatat që prej vitit 2018

“E dini? Me gjithë atë që po përjetojmë ka një shaka të freskët për optimizmin në Shqipëri. Eurooptimistët thonë tashmë që Turqia do të bëhet anëtare në BE në presidencën shqiptare, ndërkohë që europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare në presidencën Turqia. Unë mendoj që anëtarësimi është një fjalë e madhe. Nëse do të më pyesnit sot që a është Shqipëria gati për të qenë në BE? Unë do të thoja jo, nuk është gati.

Por nuk kuptoj shtyrjen e çeljes së negociatave, që prej vitit 2018. Kur bëhet fjalë për të afruar një anëtarë të ri, kjo do të kërkojë kohë. Në mënyrë që të mbash vendet në këtë pozicion, e thonë jo, e për të shtuar ujë e miell, duhet bërë kjo, e kjo tjetra, kjo nuk ka kuptim. Kjo gjëja e Maqedonisë së Veriut dhe hapja e kutisë së pandorës, kjo mund të shndërrohet në një shpërthim të madh për të gjithë.

Imagjinoni që Serbia të jetë aty dhe Kroacia të thotë të shohim njëherë historinë, e pastaj. Duhet të shmangim historinë e të mos vendosim në procesin e BE”, u shpreh Rama./oranews