EBA-ja do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

EBA-ja do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Aktuale May 06, 2021 - 18:35

Gjatë ditës së sotme, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi.

Gërvalla ka falënderuar Alshamsin për kontributin dhe ndihmën e EBA-s dhënë në faza të ndryshme të shtetndërtimit, duke qenë shteti i parë arab që njohu pavarësinë e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Gërvalla e vlerësoi në veçanti mbështetjen e dhënë në sektorët si ekonomia e shëndetësia. Me këtë rast, u theksua nevoja që të forcohet dhe thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, sidomos në rrafshin ekonomik.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ambasadorja Alshamsi, nga ana e saj, rikonfirmoi mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe karshi anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. /Zëri