Shqipëria e para në Evropë për vaksinimin kundër COVID-19 - Kosova nuk figuron fare në listë

Shqipëria e para në Evropë për vaksinimin kundër COVID-19 - Kosova nuk figuron fare në listë

Aktuale May 06, 2021 - 18:25

Shqipëria ka avancuar në vaksinimin e popullatës duke dalë në krye të të gjitha vendeve në Evropë.

Sipas të dhënave zyrtare që “Our Word in Data” ka mbledhur për të gjitha vendet rezulton se vend Shqipëria ka administruar 0.61 doza për 100 persona.

Shqipëria ka lënë pas vende si Belgjikë, Suedi, Francë dhe Austri të cilat gjithashtu kanë një ritëm të lartë të vaksinimit të popullatës.

Sa u takon vendeve të rajonit, Serbia është e 9-ta me 0.55 doza për 100 persona, kurse Mali i Zi qëndron dy pozita më lart me 0.57 doza për 100 persona, shkruan Euronews Albania.

Në fund të renditjes qëndron Maqedonia e Veriut me vetëm 0.11 doza për 100 persona kurse Kosova nuk është pjesë e kësaj renditjeje.