COVID-19 në Maqedoni të Veriut: 26 të vdekur dhe 324 të infektuar në 24 orë

COVID-19 në Maqedoni të Veriut: 26 të vdekur dhe 324 të infektuar në 24 orë

Aktuale May 06, 2021 - 16:51

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 26 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas MSH-së, gjatë këtyre 24 orëve, 324 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, nga 2660 testime të realizuar.

Ndërsa, numri i të shëruarve është 1178. /Zëri