Deputetët e Listës Serbe qeshin me përplasjet mes pozitës dhe opozitës në Kuvend [video]

Deputetët e Listës Serbe qeshin me përplasjet mes pozitës dhe opozitës në Kuvend [video]

Aktuale May 06, 2021 - 16:47

Seanca e sotme e Kuvendin e Kosovës është përcjellë me tensione të cilat për pak sa nuk janë përshkallëzuar në përleshje fizike mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, është detyruar të kërkojë pauzë në seancë pas përplasjeve mes deputetëve të opozitës dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla. Ata kërkuan nga kryeministri Albin Kurti ta shkarkojë Gërvallën pas deklaratave për Gjykatën Speciale.

Mirëpo, duket se gjithë këtë përplasje mes deputetëve teksa po dilnin nga salla plenare e kanë “shijuar” deputetët e Listës Serbe, të cilët nga salla kanë xhiruar me telefon kacafytjet e deputetëve shqiptarë, raporton Zeri.info.

Ka qenë deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi e cila ka publikuar një video ku shihet se deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq me telefonin e tij fotografon tollovinë e krijuar në Kuvend.

“Nuk është selfie, medie të dashura. Është regjistrim/incizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serbë. Qe edhe dëshmia”, ka shkruar Matoshi. /Zëri