Kurti takohet me ambasadoren finlandeze, e njofton për procesin e vaksinimit në Kosovë

Kurti takohet me ambasadoren finlandeze, e njofton për procesin e vaksinimit në Kosovë

Aktuale May 06, 2021 - 16:00

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka pritur sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Ambasadorja e uroi kryeministrin për formimin e qeverisë duke i dëshiruar sukses në qeverisje.

Kurti vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Kosovës e Finlandës. Ai e njoftoi ambasadoren lidhur me procesin e vaksinimit në Kosovë dhe përpjekjet e qeverisë për të siguruar vaksina, dhe u interesua për mundësitë e mbështetjes me vaksina nga Finlanda.

Në takim u bisedua për format dhe rrugët e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillimit social dhe zhvillimit ekonomik - me fokus në industrinë e përpunimit të drurit.

Kryeministri dhe ambasadorja theksuan nevojën e investimeve të reja, dhe diskutuan mbi potencialin e bashkëpunimit mes investitorëve finlandezë dhe ndërmarrësve të Kosovës në Finlandë.

“Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Stjernvall folën edhe për rëndësinë e përmirësimit të nivelit të arsimit në vend dhe gjithëpërfshirjen në arsim. Po ashtu, shqyrtuan mundësitë e shkëmbimit të praktikave të mira të sistemit arsimor të Finlandës dhe për fuqizimin e rolit të mësimdhënësve në procesin arsimor”, thuhet në njoftimin për media. /Zëri