Peter Stano kërkon nga mediat në Kosovë dhe Serbi të mos shpërndajnë lajme të rreme

Peter Stano kërkon nga mediat në Kosovë dhe Serbi të mos shpërndajnë lajme të rreme

Aktuale May 06, 2021 - 15:24

Ditëve të fundit në disa media në Ballkan (jo edhe në media serioze në perëndim), por kryesisht në ato serbe dhe kosovare, janë vërejtur shkrime, të cilat flasin për një të ashtuquajtur dokument “non-paper”, ku bëhet fjalë edhe për ndarjen e Kosovës.

Të gjitha këto raportime zyrtarët e BE-së i kanë hedhur poshtë, duke i konsideruar spekulime dhe dezinformata.

“Të ndalen dezinformtat dhe spekulimet në media për të ashtuquajturin dokument ‘non-paper’. BE-ja ka qëndrime të qarta rreth të ardhmes së Kosovës dhe Ballkanit”, ka deklaruar sot në një intervistë për gazetën zvicerane Peter Stano, zëdhënës i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

I pyetur rreth të ashtuquajturit dokument “non-paper”, i cili po qarkullon nëpër disa media në Kosovë dhe Serbi, zëdhënësi i BE-së Peter Stano thotë se ‘këto pretendime janë absolute jokuptimore. Tashmë javën e kaluar ne kemi lëshuar një demant të fortë, duke refuzuar të gjithë informacionin e rremë që pretendon se dikush nga punonjësit tanë do të qëndronte pas këtij dokumenti të pretenduar. Ne i hedhim poshtë me forcë pretendimet në disa media në lidhje me këtë. Askush nga Komisioni Evropian, as Shërbimi i Veprimit të Jashtëm, nuk ka të bëjë me këtë dokument të pretenduar, as nuk e ka hartuar atë, as nuk e ka miratuar atë. Pretendimi i së kundërtës është thjesht i rremë”.

Atëherë, se cili është qëndrimi i BE-së rreth “non-paper”-it Stano në vazhdim të kësaj bisede për gazetën zvicerane Le Canton27.ch është përgjigjur se ky pretendim “non-paper” nuk pasqyron pozicionet e BE-së dhe se vendosmërisht distancohen nga ajo.

Prandaj, sipas Stanos, duhet e ndalen dezinformatat dhe spekulimet në media për të ashtuquajturin dokument “non-paper”. /Lecanton27.ch