Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë interesohet për vizitën e Kurtit në Bruksel

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë interesohet për vizitën e Kurtit në Bruksel

Aktuale May 06, 2021 - 15:00

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport dhe shefin për Çështje Politike dhe Komunikim të Misionit të OSBE-së, Jeff Bieley.

Gjatë takimit Davenporti u informua më shumë për koordinimin e donatorëve, si dhe shprehu interesimin që Misioni i OSBE-së të vazhdojë të jetë i përfshirë në fushën e sundimit të ligjit, demokratizimit të të drejtave të njeriut.

Ndërsa, shefi i Misionit të OSBE-së u interesua për vizitën e kryeministrit Albin Kurti dhe të zëvendëskryeministrit Bislimi në Bruksel, me ç’rast zëvendëskryeministri e informoi se gjatë vizitës janë realizuar takime me qëllim të informimit të palëve për punën e mëtutjeshme të Qeverisë. /Zëri