Pas një pauze nis sërish seanca e Kuvendit, nuk merr pjesë opozita
Foto: Laura Hasani

Pas një pauze nis sërish seanca e Kuvendit, nuk merr pjesë opozita

Aktuale May 06, 2021 - 14:56

Pas një pauze, ka nisur sërish seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në mungesë të iniciuesit të debatit është shtyrë për një seancë tjetër pika e rendit të ditës për debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Kuvendi po vazhdon punimet, mirëpo në sallë nuk është duke marrë pjesë opozita, pas tensioneve që ndodhën në fillim të seancës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një konferencë për media tha se PDK-ja nuk do të kthehet në sallë derisa të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Pikë tjetër e rendit të ditës, e cila po diskutohet, është shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. /Zëri