Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës
Aktuale
May 05, 2021 - 14:19
Kosova është hequr nga lista e karantinës në Zvicër.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik.
Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve.
Por jo edhe ata që vijnë nga Kosova, meqenëse Zvicra e ka larguar Kosovën karantina, transmeton Albinfo.ch.
Kosova ishte shtuar në këtë listë që nga 22 marsi.
Po ashtu dhe Maqedonia e Veriut është hequr nga lista e karantinës së Zvicrës.