Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Në Shqipëri mbërrijnë edhe rreth 12 mijë doza të “Pfizer”-it

Në Shqipëri mbërrijnë edhe rreth 12 mijë doza të “Pfizer”-it

Aktuale May 04, 2021 - 21:45

Shqipëria ështe furnizuar edhe me 11 mijë e 700 doza të tjera të vaksinës “Pfizer”.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri - pjesë ekontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deri më tani, Shqipëria ka arritur të vaksinojë rreth 500 mijë qytetarë. /Zëri