Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Zemaj falënderon Austrinë për ardhjen e mbi katër mijë vaksinave të “Pfizer”-it

Zemaj falënderon Austrinë për ardhjen e mbi katër mijë vaksinave të “Pfizer”-it

Aktuale May 04, 2021 - 21:03

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e ka quajtur lajm të mirë ardhjen e mbi katër mijë vaksinave të "Pfizer"-it sot në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se përveç këshillimeve që i kanë pasur me Austrinë, sipas tij ky vend e shtriu dorën për Kosovën edhe me vaksina.

“Ardhja e 4 mijë e 680 vaksinave të Pfizer, është lajm i mirë. Austria përveç këshillimeve që i kemi pasur na shtriu dorën me vaksina, ashtu si gjatë historisë. Çdo vaksinë është e mirëseardhur”, ka shkruar ai.

Zemaj tregoi po ashtu se gjatë mandatit të tij si ministër në Qeverinë Hoti, pati zhvilluar një vizitë në Austri, ku pati takuar homologun e tij atje.

“Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, në takim me ministrin federal të Shëndetësisë, z. Rudolf Anschober, pata theksuar se miqësia e popullit austriak për popullin tonë është vlerë e veçantë”, shkroi Zemaj.

Në fund, ai ka falënderuar Ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Ëeidinger, ish-ministrin Rudolf Anschober, presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen dhe komisionerin e BE-së, Oliver Varhelyi.

"Miku njihet në ditë të vështira", theksoi Zemaj.

Bëjmë të ditur se sot ka arritur në Prishtinë sasia e parë prej 4680 vaksinave, nga 95 mijë doza në total që pritet të vijnë deri në gusht të prodhuesit BionTech/Pfizer, në kuadër të financimit nga BE-ja dhe Austria./Zëri