Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Nesër në “1 Tetori” rifillon vaksinimi i punonjësve shëndetësorë

Nesër në “1 Tetori” rifillon vaksinimi i punonjësve shëndetësorë

Aktuale May 04, 2021 - 20:42

Nga nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të rifillojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë me vaksinat “BionTech/Pfizer” të cilat kanë mbërritur sot në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.

“Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi. Vaksinimi do të rifillojë nesër, e mërkurë 5 maj 2021 me punëtorët shëndetësor nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00”, bëhet e ditur në njoftim.

Kosova ka pranuar sot 4 mijë e 680 doza të vaksinës “Pfizer/Biontech”, pjesë e parë e 95 mijë dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19. /Zëri