Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Kurti: Sigurimi sa më i shpejtë i vaksinave mbetet prioriteti më urgjent yni

Kurti: Sigurimi sa më i shpejtë i vaksinave mbetet prioriteti më urgjent yni

Aktuale May 04, 2021 - 20:09

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka mbajtur sot një takim virtual me Sir Suma Chakrabarti, ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në këtë takim Chakrabarti fillimisht e uroi Kurtin për fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke shtuar se një fitore e tillë vendimtare i rrit gjasat për reformat e suksesshme ekonomike në Republikën e Kosovës.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se gjatë bisedës, Kurti theksoi se sigurimi sa më shpejtë i vaksinave mbetet prioriteti më urgjent i Qeverisë. Ndërsa, si prioritete të tjera, janë identifikuar rritja e kreditimit për bizneset e vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimit në Kosovë sidomos për mërgatën, dhe targetimi i shpenzimeve të sektorit publik për të krijuar sa më shumë vende të punës.

”Z. Chakrabarti ndau me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati sugjerimet e tij dhe përvojat e tij në fusha të ndryshme, ndër to luftimin e korrupsionit, prania e të cilit pengon zhvillimin biznesor dhe ekonomik në vend, dhe strategjitë më të mira për dizajnimin e një fondi sovran. Në fund, z. Chakrabarti u shpreh i hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të mirën e qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin për media. /Zëri