Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Tahiri nis hartimin e planit për Podujevën

Tahiri nis hartimin e planit për Podujevën

Aktuale May 04, 2021 - 19:45

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se është duke e bërë hartimin e programit qeverisës për këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tregon se ka një master plan për të cillin thotë se është i vecëantë e që sipas tij do të trajtojë riparimet urbane dhe estetikën.

“Në kuadrin e hartimit të programit, në terren pamë objektet kolektive të banimit dhe shtëpitë private. Një master plan i vecëantë do të trajtojë riparimet urbane dhe estetikën. Një pjesë e investimit, kryesisht ato të fasadimit, përfshin thithjen e fondeve për eficëiencë si dhe financimin komunale. Si i tillë, pritet që secila hapësirë banimi përvecë aspekteve të sigurisë (orët elektrike, rrjetin e ujit, kanalizimeve, pullazet) dhe atyre funksionale të brendshme (shkallët, bodrumet dhe liftat) dhe të jashtme, parkingjet, këndet e gjelbëruara dhe hapësirat rekreative”, ka shkruar ai.

Tahiri po ashtu tha se do të punojë për funksionalizimin e Ndërmarrjes Publike, ku banorët do të paguajnë mirëmbajtjen dhe pagesën e shërbimeve mujore.

“Me funksionalizimin e Ndërmarrjes Publike, banorët do të paguajnë mirëmbajtjen dhe pagesën e shërbimeve mujore. Programi do të parasheh zgjidhje zonale dhe sektoriale, duke përfshirë edhe zhvillimin e orientuar dhe policentrik”, ka tha ai./Zëri