Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Haradinaj: Krenar që ushtria jonë po merr pjesë në stërvitjet “Defender Europe 21”
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Krenar që ushtria jonë po merr pjesë në stërvitjet “Defender Europe 21”

Aktuale May 04, 2021 - 10:13

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur krenar me pjesëmarrjen e FSK-së në stërvitjet e NATO-së “Defender Europe 21”.

Haradinaj ka thënë se kjo është hera e parë që Ushtria jonë merr pjesë në një operacion të përmasave të tilla.

“Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe ‘Defender Europe 21’. Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla. Njësia e FSK-së që po merr pjesë do të certifikohet për kapacitetet aktuale operuese. Urime NATO, urime Shqipëri, urime Kosovë! Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se Forca e Sigurisë Kosovës (FSK) do të marrë pjesë në stërvitjen e koduar “Defender Europe 21”, që do të zhvillohet në Shqipëri në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021. Si forcë aleate e NATO-s, Forcat e Sigurisë Kosovës do të jenë pjesë përbërëse e 3100 trupave pjesëmarrëse në stërvitje, krah atyre të SHBA-së, Kanadasë, Britanisë Madhe, Turqisë, Rumanisë, Greqisë, Bullgarisë, Çekisë, Hungarisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës e Gjeorgjisë. /Zëri