Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Gjoshi i PDK-së kërkon shkarkimin e Donika Gërvallës

Gjoshi i PDK-së kërkon shkarkimin e Donika Gërvallës

Aktuale May 04, 2021 - 10:04

Betim Gjoshi i PDK-së ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ai thotë se kjo e fundit ka veç dy rrugë: dorëheqjen, ose të shkarkohet urgjent nga kryeministri Albin Kurti, transmeton Zeri.info.

“Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën. 1. Urgjentisht të japë dorëheqje. Ose 2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”, thuhet në deklaratën e Gjoshit.

Kjo deklaratë vjen pasi Gërvalla, në një intervistë të mëhershme të vitit 2017, thoshte se do të dërgonte materiale në Hagë, për ta ndihmuar Gjykatën Speciale, sapo ajo të formohej. /Zëri